Avokati i Thaçit ‘çmonton’ pretendimin e Prokurorisë, i kujton Gjykatës dëshminë e Clark për Millosheviçin dhe komunikatat e UÇK-së

Luka Mishetiç thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së. Lidhur me këtë, avokati i Thaçit përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili pati deklaruar se ai vetë kishte informuar Sllobodan Millosheviçin për bombardimet në Serbi. “Prokuroria vazhdon të pretendojë … Read more

“Nuk jam tërhequr nga asnjë deklaratë”/ Kalaja vijon gjyqin me Veliajn: Kam vërtetuar para gjykatës me video dhe audio gjithçka kam shprehur

Autori i “NgA Kalaja” në Fax News dhe aktivisti, Aulon Kalaja, vijon përballjet në gjykatë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka paditur për shpifje. Në përfundim të seancës së radhës në Gjykatën e Tiranës (Dhoma Penale), Kalaja u shpreh se u shqyrtuan një pjesë e konsiderueshme e provave të … Read more

Tedi Blushi nxjerr në Kuvend videon e arrestimit të Metës: U rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës. Ministri: Nuk është persekutuar politikisht

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi gjatë interpelancës me ministrin e Drejtësisë, nxori videon e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Sipas Blushit, ‘Meta u rrëmbye për 2 orë para se t’i lexonin vendimin e gjykatës’. Gjithashtu ai zbuloi se po bën 1 vit që s’ka komunikuar dhe takuar … Read more

“Precedent kërcënues për demokracinë”/ Ankimimi në Kushtetuese, Rama: Betejë për moslejimin e marrjes së kompetencave nga një prokuror e një gjykatës

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij të rradhës “Flasim”, iu rikthye edhe një herë çështjes së pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, as kundërvenie ndaj drejtësisë dhe as presion. Por një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes … Read more

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme, pasi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan do të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të arrestuarit Nevzat Spaho i dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e tij … Read more

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, Asim Vokshi betohet para Presidentit

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese Asim Vokshi betohet para presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ai do të zëvendësojë Holta Zaçajn, mandati i së cilës ka mbaruar që në muajin prill. Kujtojmë se Gjykata e Lartë shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami. Kjo e … Read more