SHBA: Tërheqja e Rusisë nga Hersoni, fitore e jashtëzakonshme për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë tha më 12 nëntor se tërheqja e Rusisë nga qyteti ukrainas i Hersonit është një “fitore e jashtëzakonshme” për Ukrainën.     “Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është … Read more

Rusia pritet t’i tërheqë trupat e saj nga Hersoni

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Hersonit, i cili është kryeqyteti i vetëm rajonal që Rusia ka nën kontroll qëkur nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.   Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi në qytet.   Kjo do … Read more

Ukraina dënon dëbimin e qytetarëve të saj nga Hersoni dhe rajonet e tjera

Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhja, Luhansku dhe Donjecku.   Kështu tha ministria e Jashtme e Ukrainës, e cila dënoi ashpër dëbimin e qytetarëve ukrainas nga rajonet e pushtuara nga Rusia në jug dhe juglindje të vendit.   “Administrata pushtuese ruse ka filluar zhvendosjen masive me forcë të banorëve të bregut të majtë … Read more

Mbi 70.000 persona raportohet se janë larguar nga Hersoni

Të paktën 70.000 persona kanë ikur nga shtëpitë e tyre në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, brenda një jave, ka thënë administrata e instaluar nga Moska në këtë rajon.   “Jam i sigurt që më shumë se 70.000 persona kanë ikur brenda një jave, prej kur janë organizuar largimet”, ka thënë Vladimir Saldo, për një … Read more

Rusia do të evakuojë civilët nga Hersoni pas avancimeve ukrainase

Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Herson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase.   Ai u ka bërë thirrje civilëve që të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës. … Read more