Të importuara nga Greqia, AKU bllokon sasinë e pjeshkëve me nivel të lartë pesticidesh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar praninë mbi normë të pesticideve në pjeshkët e importuara nga Greqia. AKU njofton se pas kontrolleve ka rezultuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut. Ndër të tjera, AKU i ka bërë thirrje bizneseve ushqimore të kthejnë pas produktin që … Read more

Trump caktoi 104% tarifa ndaj Kinës, përgjigjet Pekini: 84% tarifë për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA

Ministria e financave të Kinës ka njoftuar një tarifë shtesë prej 84% për të gjitha mallrat e importuara nga SHBA, nga 34% që kishte paralajmëruar më parë, si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga Donald Trump. Më herët, Pekini kishte përdorur një gjuhë të fortë kundër veprimeve të Presidentit Trump, në lidhje me marrëdhëniet tregtare dypalëshe, … Read more

Tarifat e SHBA-ve për mallrat e importuara! Administratori i Konfindustrisë: Nuk është vërtetë që Trump po prish strukturën e ekonomisë botërore!

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, komentoi sot në emisionin “Open” në News 24 vendosjen e tarifave të reja të SHBA-ve ndaj mallrave të importuara. Buxhuku tha se nuk është e vërtetë që Donald Trump po prish strukturën e ekonomisë botërore. Ai tha se Organizata Botërore e Tregtisë ka një kusht themelor, të cilin Trump nuk … Read more

“Me këtë model humbasin demokracitë e brishta”- Studiuesi: Tarifat e SHBA-ve për mallrat e importuara do të ngadalësojnë ekonominë!

Studiuesi Gjergj Bojaxhi, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për tarifat që SHBA vendosi për mallrat e importuar për një sërë vendesh, përfshirë edhe vendin tonë.Gjergj Bojaxhi tha se tarifat e Trump do të ngadalësojnë ekonominë. Ai theksoi se me politika të tilla humbasin demokracitë e brishta dhe lulëzojnë diktaturat. Gjergj Bojaxhi: Deri … Read more

Çmimet e ushqimeve të importuara u ulen me 7%, por nuk u reflektuan! Nga kursi i këmbimit, tek… Dy faktorët që ndikuan

Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT). Në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë … Read more

Bllokimi i kufirit në Jarinjë dhe Bërnjak, ul numrin e mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë

Bllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë, ka çuar në ulje të numrit të mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë. Dy vendkalimet kufitare u bllokuan nga serbët lokalë më 20 mars, për shkak të masës së reciprorcitetit që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj automjeteve me targa të … Read more