Të mërkurën, emigrantët e parë në Shqipëri! Corriere: Pasi të pajisen me kod QR në Shëngjin, do transportohen në Gjadër! Kapaciteti 400 persona, por pritet të dyfishohet! Ka edhe një burg

Dyshemetë e gjelbërta të tërheqin vëmendjen, edhe jashtë, në ajër të hapur, sikur të kishte lëndina përreth. Kjo ngjyrë u zgjodh sepse është relaksuese, na shpjegoi gjatë vizitës menaxheri i qendrës së parë të ndërtuar jashtë Italisë për të pritur, sipas ligjeve italiane, azilkërkues me pak ose zero shanse për ta marrë atë. Janë përzgjedhur … Read more

Kod i ri Etike në parlamentin e Kosovës për gojëlëshuarit

Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës ka miratuar këtë të martë Kodin e Sjelljes, ku parashihen masa të ashpra për ata deputetë që lëshojnë gjyhën ndaj kolegëve të tyre. Më saktë, ky kod i ri parashikon një sërë masash për deputetët të cilët do të thyejnë rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar, sharë apo nxitur … Read more

“Çdo banesë e biznes do të ketë një kod identifikues të papërsëritshëm”- Pr.ligji për sistemin e adresave, Balla: Do të ngrihet një regjistër unik! Ja lehtësitë që do sjellë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se projektligji i ri do të sjellë ndryshime që do t’i japin zgjidhje përfundimtare problematikës së tejzgjatur lidhur me mungesën e unifikimit dhe standardizimit të sistemit të adresave. Balla u shpreh se do të ngrihet një regjistër unik i banesave në rang vendi, të cilit do t’i referohen të gjitha … Read more

“Parlamenti funksional, kusht për proceset integruese”- A mund të ketë zgjedhje pa Kod të ri Elektoral? Ja si përgjigjet ambasadori i Gjermanisë

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes palëve politike, me qëllim për t’iu rikthyer jetës normale parlamentare. Nga qyteti i Korçës, diplomati gjerman u shpreh se “parlamenti funksional është kusht për proceset integruese të Shqipërisë”. Ambasadori shpreson që kjo dakordesi e arritur mes palëve të sjellë zhvillime pozitive edhe … Read more

Kod unik për çdo banesë, hotel e pallat, Ministri Balla prezanton ligjin për sistemin e adresave. Ja si do të procedohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka prezantuar sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ligjin për sistemin e adresave të ndërtesave në të gjithë vendin. Në një konferencë për gazetarët, Balla u shpreh se do të krijohet një regjistër më kode unikë për çdo biznes, banesë, ndërtesë në vend. Ai bëri me dije se do … Read more

“Do kushtëzojmë çdo akt për një Kod Zgjedhor funksional”- Basha i vendosur: Lista të hapura! Ustallarët e vjetër të tranzicionit nuk kanë vullnet politik, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh i vendosur për lista të hapura, ndërsa theksoi se “do të kushtëzojnë çdo akt për një Kod Zgjedhor funksional, pasi sipas tij kodi aktual nuk funksionon. Nga Kuvendi Zgjedhor i Lezhës, Basha u shpreh se “ustallarët e tranzicionit nuk kanë vullnet politik”, por tha se PD do … Read more