Ndryshime në polici, emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë! Ja kush do e drejtojë Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme

Lëvizje në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSH). Edvin Ndreu është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin për qarkun Tiranë. Ndërsa Silvana Alimadhi është transferuar në DPPSH dhe emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Kapen 21.5 kg heroinë në kufirin greko-shqiptar, droga u fut nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës. Arrestohet 50-vjeçari

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës. Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi. Ata kanë ndërhyrë duke … Read more

Kapet me produkte ushqimore pa faturë, kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

Kukës- Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me produkte ushqimore pa faturë. Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar automjetin dhe produktet. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin … Read more

Kaloi ilegalisht kufirin me një mjet me produkte ushqimore pa faturë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar nga Rahoveci është arrestuar nga Policia Kufitare në Shishtavec, pasi u kap duke kaluar ilegalisht kufirin me një automjet të ngarkuar me produkte ushqimore pa faturë. Ngjarja ndodhi në fshatin Pakisht, ku mjeti tip kamionçinë u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Policia sekuestroi automjetin dhe mallrat e kontrabanduara. Ndaj shtetasit S.V. rëndojnë akuzat … Read more

Shpallet në kërkim 37-vjeçari, ndihmoi 9 të mitur nga Egjipti të kalonin ilegalisht kufirin

Një 37-vjeçar u shpall në kërkim pasi dyshohet se ka ndihmuar 9 shtetas nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë. Automjeti me 9 të miturit u gjet i braktisur në autostradën “Durrës-Tiranë”. Punohet për kapjen e 37-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Korçë/ Po kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, nën akuzë 5 persona!

Pesë persona që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë marrë nën akuzë nga Policia e Korçës. Të dyshuarit janë 2 persona nga Elbasani, të tjerët nga Shkodra, Tirana dhe Gramshi. “Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për K. I., … Read more