Shkrumbohet automjeti në Levan, vetëm dëme materiale
Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët në Levan. Drejtuesi ka ndaluar dhe dalë nga makina menjëherë, sapo ka vënë re zjarrin. Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësit, megjithatë automjeti ëshhtë shkrumbuar. Policia dhe ekspertët kriminalistë po hetojnë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit.