Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga Policia në Malësi të Madhe, në fshatin Ivanaj. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit u gjetën të kultivuara 306 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndërkohë në pranga ranë një 40-vjeçar dhe një 43-vjeçar, banues në … Read more

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. H., pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale … Read more

Zbulohen 3 shtëpi bari në Malësi të Madhe, dy të arrestuar dhe një 33-vjeçar në kërkim

Policia në Malësi të madhe ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Në kuadër të operacionit të koduar “Neonët” u arrestuan shtetasit Lazer Pepaj, Sander Pepaj dhe u shpall në kërkim shtetasi Kristjan Pepaj, të tre banues në fshatin Lulashpepaj. Në vijim të operacionit u ndaluan edhe … Read more

I dënuar për dhunë në familje në Itali, kapet 58-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale … Read more

Malësi e Madhe, zjarri përfshin stallën e bagëtive, dëme materiale

Malësi e Madhe- Një zjarr ka përfshirë stallën e bagëtive të një 31-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koplik i Sipërm. Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kishte mbjellë drogë në një pronë publike/ Malësi e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar nga policia pasi kishte mbjellë 137 bimë narkotike në pronë publike në fshatin Jubicë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.