Detaje të reja nga arrestimi i Ervin Matës, del fotoja e tij pas arrestimit! Pritet ekstradimi në Shqipëri

Autoritetet braziliane kanë arrestuar Ervin Matën, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, Mata rezulton i pajisur me disa dokumente identifikimi të huaja, përfshirë pasaportë bullgare me vlefshmëri deri më 8 tetor 2024, kartë identiteti bullgare të vlefshme deri në vitin 2029, … Read more

Ekstradimi i Durim Bamit – Ja përse akuzohet në Shqipëri?

Emri i Durim Bami u rikthye sot në vëmendje të opinionit publik, pas një njoftimi nga policia e shtetit se pasditen e sotme ai pritet të mbërrijë në Rinas pas ekstradimit nga Dubai. Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë … Read more

Pjesë e organizatës që trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 35-vjeçar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë. Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias kishte caktuar për të riun masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. “Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e … Read more

I dënuar me burg, kapet në Morinë 39-vjeçari nga Kosova, pritet ekstradimi në Lituani

Një 39-vjeçar banues në Kosovë është vënë në pranga në Pikën Kufitare Morinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale … Read more

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë, pritet ekstradimi drejt Italisë

TROPOJË- Një 46-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. I arrestuari është Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë. Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim … Read more

I dënuar për dhunë në familje në Itali, kapet 58-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale … Read more