PS zyrtarizon kandidatët/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, Altin Bojni kandidat për Matin
Altin Bojni do të jetë kandidati për të garuar në Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Blendi Klosi në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS tha se Bojni është një figurë e konsoliduar. Ndërsa në Vlorë socialistët do të shkojnë me kandidaten Brunilda Mersini.