Polemika në Gjermani, ministri i Brendshëm pro festave myslimane

Ministri i Brendshëm gjerman, Thimas de Maiziere ka zemëruar pjesëtarë të bllokut konservator të kancelares Angela Merkel duke propozuar që në Gjermani të ketë edhe një festë publike myslimane. Në Gjermani, jetojnë rreth 4 milionë myslimanë, pjesa më e madhe e të cilëve me origjinë turke. Shumë nga mbi 1 milionë emigrantët që mbërritën në … Read more

Ministri i Shëndetësisë viziton të prekurit nga fruthi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Uran Ismaili, i shoqëruar nga Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit ekzekutiv të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dr. Basri Sejdiu qëndroi sot pasdite në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku vizitoi disa pacientë të prekur nga fruthi dhe bisedoi me stafin e … Read more

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Trump po e sjell luftën afër Evropës

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të mos e vërtetuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes fuqive botërore dhe Iranit, mund të përbëjë rrezik për luftë afër Evropës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Trump i ka dhënë disa ditë kohë Kongresit Amerikan për të vendosur për rivendosjen ose jo të sanksioneve … Read more

Ministri i Jashtëm i Austrisë: As mund të krahasohet Kosova me Katalonjën

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë. Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë … Read more