Franca njofton të përshpejtojë zgjerimin e energjisë bërthamore, parashikohet ndërtimi i 6 centraleve të reja

Franca planifikon të rrisë prodhimin e energjisë bërthamore, e cila tashmë siguron rreth dy të tretat e furnizimit me energji elektrike të vendit, deri në vitin 2030, deklaroi sot kryeministri Sébastien Lecornu. Strategjia e re për furnizimin me energji parashikon ndërtimin e gjashtë centraleve të reja bërthamore nga viti 2038 dhe mundësinë për të ndërtuar … Read more

Ndërtimi i mbikalimit të ri në Qafë Kashar, bllokohet dalja Tiranë-Rinas/ Rrugët alternative për mjetet më 13 e 14 janar

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, në datat 13 dhe 14 janar do të ketë bllokim të daljes Tiranë-Rinas. ARRSH njofton se bllokimi do të nisë nga ora 20:00 e 13 janarit deri në orën 06:00 të 14 janarit. Qarkullimi i … Read more

Rama poston foton: Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës “Edith Durham” në kryeqytet

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e shkollës së re “Edith Durham” në Tiranë, e cila ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se punimet po ecin me ritme të shpejta, me synimin që çdo detaj i godinës të jetë sa më funksional dhe bashkëkohor për … Read more

“Projekti i kullës 35-katëshe në Shkodër”/ Reagon Komuniteti Mysliman: Ndërtimi i jashtëligjshëm, është pronë vakëf

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Tower” në Shkodër. Sipas KMSH, vendi ku po bëhet kjo ndërtesë është në pronësi të një vakëfi dhe i përket këtij komuniteti. “Reagim mbi pronën vakëf në Shkodër dhe ndërtimin e paligjshëm mbi tëKomuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh indinjatën dhe shqetësimin e … Read more

“Ambasadat, derë e hapur për diasporën”/ Balluku në “Diplo2025”: Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se ambasadat shqiptare në botë, janë një derë e hapur për diasporën. Në konferencën “Diplo2025”, Balluku u shpreh se Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi. “Të gjithëve na ka qëlluar të kemi vështirësi. Kthejeni ambasadën shqiptare në diasporë, në shtëpinë e prindërve. … Read more

Tentuan të grabisnin një firmë ndërtimi gjatë natës, arrestohen dy vëllezër në Lushnje

Dy vëllezërit Gramoz Canka dhe Julian Canka janë arrestuar mbrëmjen e djehsme nga policia e Lushnjes. Blutë bëjnë me dije se vëllezërit po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. … Read more