A mund ta bëjë ky njeri atë që pretendon media amerikane?

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten më tej pas sulmeve iraniane, ndërsa po flitet gjithnjë e më shumë për një ndërhyrje të mundshme ushtarake ndërkombëtare për të siguruar rrugët kryesore detare. Fokusi është në Ngushticën e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, mbyllja e së cilës do … Read more

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie pas nisjes së hetimeve disiplinore për shkelje të rënda të etikës dhe ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, janë pezulluar Inspektori me inicialet A. K., ndihmësspecialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore të Komisariatit të Policisë … Read more

“Bosi i mafias shqiptare” në burgjet greke merr përsipër plagosjen e Dhimo Meçit: Nuk dua të përzihet njeri tjetër

Shqiptari 49-vjeçar Klodian Lekoçaj, alias Klod Cara, nuk ka të ndalur me veprimtarinë e tij kriminale nga brenda burgjeve të Greqisë. I akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh, kërcënime etj., ai vazhdon serinë e krimeve, sipas medias dhe autoriteteve helene. Së fundmi, Cara ka nënshkruar një … Read more

Një trajner por edhe një njeri i madh!

Në botën e futbollit, Pep Guardiola njihet si gjeniu i taktikës që e ka transformuar lojën, por jashtë fushës së blertë, ai po dëshmon se është një zë i fuqishëm për njerëzimin.  Gjatë një fushate bamirësie në Barcelonë, Guardiola u ndal te kriza në Palestinë, duke mbajtur një fjalim që dridhi zemrat e të pranishmëve. … Read more

Sherri degjeneron në përdorimin e thikave, plagosen rëndë dy persona, njëri niset me urgjencë drejt Tiranës

Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas një sherri që ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 në Sarandë, ku të plagosur mbetën Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj. Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së … Read more

“U kapën pas urës”, aksidenti në Vaun e Dejës: Në makinë ndodheshin 3 persona, njëri prej tyre i plagosur rëndë

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur në urën e Spatharit, në aksin rrugor Shkodër–Vau i Dejës, ku një automjet përfundoi në ujë. Sipas informacioneve, në mjet ndodheshin tre persona, të cilët kanë arritur të dalin vetë nga automjeti menjëherë pas rënies në ujë. Ata kanë qëndruar për disa minuta poshtë urës, … Read more