Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës policie pas nisjes së hetimeve disiplinore për shkelje të rënda të etikës dhe ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, janë pezulluar Inspektori me inicialet A. K., ndihmësspecialist për Operacionet Policore në Seksionin për Operacionet Policore të Komisariatit të Policisë … Read more

SPAK operacion në IMT-në e Tiranës, arrestohen dy inspektorë

SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për korrupsion në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit IMT Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, janë ndaluar dy inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet nga subjekte që kanë shkelur ligjin. Hetimet vijojnë për … Read more

Importoi në vend 18 ton mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë! E pëson i vëllai dhe 3 inspektorë të AKU-së

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që dyshohet se importoi në vend 18 ton mishi pule me salmonelë. Gjithashtu është proceduar vëllai i tij, si edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “U kryen veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh … Read more

Asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në disa qarqe të vendit, autorët e kultivimit shpallen në kërkim, nis hetimi edhe për dy kryepleq dhe dy inspektorë pyjesh

Policia ka zhvilluar një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike në disa qarqe të vendit.  Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, dhe asgjësohen 6065 bimë kanabisi.    Policia thotë se ka identifikuar 4 autorë të kultivimit të bimëve narkotike në Selenicë. Procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash dhe 2 inspektorë pyjesh, për … Read more

Emërimet në kundërshtim me ligjin! Si Ceno Klosi çoi pa garë te VIP-at 15 inspektorë! KLSH dhe avokatët listojnë shkeljet e kreut të Tatimeve

EMISIONI VETTING EMERIMET ME SHKELJE Emërimi i Oltion Cakut në krye të drejtorisë së VIPA-ve është vetëm maja e ajsbergut, sepse në listën e personave të ngritur në detyrë pa garë gjenden Elidjana Celaj, Emilio Manoku, Altin Demiri, Sokol Muharremi, Vasilika Xhamo, Ram Papa dhe Sokol Çela. Këta punonjës Tatimorë gëzojnë statusin e Nëpunësit Civil, … Read more

Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen nga gjykata 2 kryeinspektorë dhe inspektorë të IKMT-së, efektivë policie si edhe 6 të pandehur të tjerë

Gjykata e Fierit ka shpallur fajtorë dy kryeinspektorë dhe dy inspektorë të IKMT-së së Bashkisë Lushnje, punonjës të policisë dhe gjashtë të pandehur të tjerë për ndërtime të paligjshme.  Ata u dënuan me kërkesë të Prokurorisë Lushnje, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e Bashkisë Lushnje. “Nga hetimi dhe … Read more