Zjarr masiv në fshatin Bulçar, Gramsh – digjen dhjetëra hektarë me pisha

Prej rreth 24 orësh, një zjarr i fuqishëm po përfshin pyjet me pisha në fshatin Bulçar të Gramshit, duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore. Gazetari Shkelzen Henkoja raporton se për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa në terren po punojnë zjarrfikësit e Gramshit dhe punonjës të bashkisë. Pavarësisht përpjekjeve … Read more

Përfshihet në flakë pylli me pisha në Akërni

Pasditen e kësaj të marte, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni , Njësia Administrative Novoselë. Nga pamjet e para, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të … Read more

Zjarr në pyjet e Krastës në Krujë, digjen disa hektarë me pisha dhe shkurre

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të diel në zonën e Krastës, në Krujë, ku prej orëve të paradites forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Sipas informacioneve paraprake, disa hektarë me pisha dhe shkurre janë përfshirë nga zjarri, i cili po përhapet me shpejtësi për shkak të erës. Në terren ndodhen … Read more

Zjarr në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku: Zjarrvënia e qëllimshme dënohet nga Kodi Penal

Zjarri që ka përfshirë prej ditës së djeshme një pyll me pisha që shtrihet mes Patosit e Mallakastrës, po mbahet nën kontroll nga Emergjencat Civile në bashkëpunim me forcat e tjera nga dy bashkitë e përfshira. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se tashmë dhe një helikopter i ka … Read more

Zjarr në pyllin me pisha në Patos/ Nis ndërhyrja nga ajri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqje të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër. Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe … Read more

(VIDEO) Zjarr masiv ne pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie në Poliçan

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqarë dhe Drenie. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thepisur dhe dendësisë së madhe të pyllit. Kryeplaku i fshatit Gjinoqarë Nuri Gllava ka deklaruar … Read more