VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, momenti kur dëgjohet shpërthimi i lëndës plasëse

Banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së premtes. ABC News ka siguruar një video, nga ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm në rrugën “Arjan Sala”, në Kamëz, ku ndodhi edhe ngjarja. Fatmirësisht, nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Shpërthim i fuqishëm në Kamëz pas mesnate/ Vendoset lëndë plasëse pranë një banese, regjistrohen dëme materiale

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese, e cila është në pronësi të  deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit … Read more

Shpërthim në Kamëz/ Lëndë plasëse në murin rrethues të një banese, vetëm dëme materiale

KamëzInformacion paraprak Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave … Read more

Eksplozivi në hotelin Vangjush Dakos, policia njoftim zyrtar: Lënda plasëse u gjet në vazot e luleve

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me gjetjen e një sasie eksplozivi në hotelin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Blutë bëjnë me dije se lëndë plasëse, e dyshuar artizanale, është gjetur në një nga vazot e luleve në hyrje të ish-hotelit të Dakos, i cili tashmë është jashtë funksionit. Burime bëjnë me dije se … Read more

PAMJE/ Gjendet një sasi lënde plasëse pranë hotelit të Vangjush Dakos, policia bën shpërthim të komanduar

Një shpërthim i kontrolluar është kryer ditën e sotme nga forcat xheniere pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në afërsi të gjimnazit “Gjergj Kastrioti”. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambient është konstatuar një sasi e dyshimtë lënde plasëse. Sasia e eksplozivit … Read more

Lëndë plasëse banesës në Fushë Kuqe, policia: Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja

Një shpërthim ka ndodhur në fshatin Gurëz në Fushë Kuqe. Sipas policisë, në portën e jashtme të një shtetasi ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes … Read more