Ministri Vengu njofton pajisjen e ushtrisë shqiptare me sistemin raketor ‘Javelin’

Shqipëria është pajisur me sistemin raketor “Javelin”. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përmes një postimi në rrjetet sociale. Vengu thotë se kjo u arrit falë bashkëpunimit me SHBA-në. Ndër të tjera ai thekson se pajisja me këto sisteme forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura, rrit ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare. … Read more

Sulm raketor izraelit në Damask, të paktën 5 viktima

Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm me raketa në një ndërtesë në Damask këtë të shtunë. Ky sulm pason atë që vrau  katër këshilltarë ushtarakë iranianë dhe disa anëtarë të forcave siriane në atë që konsiderohej një sulm raketor izraelit. Televizioni shtetëror sirian, i cili gjithashtu akuzoi Izraelin për sulmin, tha më … Read more

Boris Johnson: Putin më kërcënoi me sulm raketor para luftës së Ukrainës

Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me “sulm raketor” para luftës në Ukrainë. Në një dokumentar të përgatitur nga BBC, janë analizuar bisedat e Putinit me liderët e vendeve të tjera. Detajet e bisedës telefonike Johnson-Putin janë përfshirë në dokumentar. Johnson ka thënë se ai ishte … Read more

Sulmi raketor rus godet rajonin Odesa të Ukrainës

Një sulm raketor rus goditi rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, për herë të parë pas disa javësh të enjten, tha guvernatori rajonal.   Një ndërtesë u godit, tha në Telegram guvernatori rajonal i Odesës, Maksym Marchenko, duke paralajmëruar për kërcënimin e një “breshërie masive raketore në të gjithë territorin e Ukrainës”.   Deklarata e Marchenkos … Read more

Maqedonia e Veriut po blen një sistem raketor francez

Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, ka njoftuar sot se nga Franca do të blihet një sistem modern i mbrojtjes ajrore. Në seancën e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ajo tha se bëhet fjalë për një prokurim shumëvjeçar të sistemeve të mbrojtjes ajrore për operacione në lartësi të ulëta. Petrovska njoftoi … Read more