Rinumërimi i votave! Anëtari i KAS jep detaje për procesin: Janë numëruar më pak se 10% të kutive, disa kandidatë kanë rezultuar me fletë të pa merituara!

Anëtari i KAS, Ledion Braho, bëri sot një prononcim për mediat nga pallati i sportit ‘Farie Hoti’ në Tiranë ku po zhvillohet procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë, Fier, Elbasan. Braho tha se deri më tani janë numëruar më pak se 10% të kutive dhe se nga këto kuti PS dhe PD kanë … Read more

Rinumërimi i votave në Tiranë, PS-së i hiqen 38 vota, PD humb 11 fletë! Partitë që u janë tjetërsuar votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para nga procesi i rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës. Sipas shifrave të deritanishme, Partia Socialiste humbet 38 vota nga rinumërimi, ndërsa koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i hiqen 11 vota. Më konkretisht, nga numërimi i parë PS kishte 6472 vota, ndërsa nga rinumërimi PS doli … Read more

Nis rinumërimi i votave për 4 qarqe, sot hapen kutitë e Tiranës! Procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj

Në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti” nisi dje procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe. Fillimisht u hapën 97 kuti në bashkitë e Gramshit dhe Peqinit. Hapja u bë vetëm për materiale zgjedhore dhe jo për efekt rezultati. Kjo, për të vërtetuar fletët e votimit, pasi Partia Demokratike pretendon për aplikimin e … Read more

Përfundon rinumërimi dhe verifikimi i 94 kutive të Gramshit dhe Peqinit, rezultojnë 15 fletë votimi me vetëm një vulë

Ka përfunduar rinumërimi dhe verifikimi për 94 kuti votimi të Gramshit dhe Peqinit, pas kërkesës së Partisë Demokratike. Nga rinumërimi rezultuan 15 fletë votimi me një vulë dhe jo dy, siç e parashikon rregullorja e KQZ. Po ashtu, u vu re mungesa e fletëve të papërdorura si dhe kanë rezultuar më tepër fletë votimi sesa … Read more

Nis sot rinumërimi i votave të 11 majit për tre qarqe, do të hapen 2323 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se do të nisë mëngjesin e sotëm rinumërimin e votave të 2323 kutive, përfshirë këtu edhe 85 kuti me vota nga jashtë vendit. Rinumërimi do të bëhet për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Fierit ndërsa për qarkun e Elbasanit do të verifikohen vetëm materialet e kutive të Gramshit dhe Peqinit. … Read more

“Të martën nis rinumërimi i votave”- Celibashi ndan detaje nga procesi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, njofton se nesër e martë 17 qershor do të nisë procesi i rinumërimit të votave  nga zgjedhjet e 11 Majit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Celibashi thotë se në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e … Read more