Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po kthehej në shtëpi, ndërron jetë 16-vjeçarja në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

EMRI/ Humb jetën punëtori i ndërtimit, 35-vjeçari ra në kontakt me rrymën elektrike! Viktima baba i 3 fëmijëve

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime për News 24 bëjnë me dije se viktima është 35-vjeçari Ylli Xhaferri. Ai ka qenë duke punuar në ndërtimin e një banese në fshatin Mazhe e Madhe në Krujë, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Menjëherë … Read more

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte, ndërron jetë në spital punonjësi i shërbimit privat të sigurisë

Një punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spital, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Policia bën me dije se 56-vjeçari me iniciale H.D., ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në … Read more

Ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës, ndërron jetë 29-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës. “Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e … Read more

Humb jetën 40-vjeçari në Kavajë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Qerret të Kavajës, ku shtetasi me iniciale R.R ka qenë duke shtruar linjën e internetit dhe dyshohet se e ka zënë korrenti. “Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke … Read more