U dëmtua teksa po punonte me gur fresibël, ndërron jetë 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në Tiranë. Sipas asaj që raporton policia, shtetasi A. R. Dyshohet se është dëmtuar nga pakujdesia teksa punonte me gur fresibël. Ai është dërguar me urgjencë nga familjarët në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti dot të mbijetonte.

Kush është kirurgu italian që operoi biznesmenin që vdiq! Ja në cilat klinika punonte

Andrea Formiga është kirurgu nën hetim nga prokuroria e Padovës në Itali, i cili operoi sipërmarrësin italian në një klinikë private në Shqipëri. Pacienti kreu ndërhyrjen për zvogëlimin e stomakut dhe më pas kaloi në arrest kardiak në klinikë dhe ndërroi jetë në QSUT, ku ishte dërguar për ndihmë. LEXO EDHE: Ndërhyrje për zvogëlimin e stomakut, … Read more

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet e 44-vjeçarit nga Tepelena, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek

44-vjeçari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve. Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”. Halili, ka vepruar të … Read more

Bie nga lartësia e objektit ku po punonte/ Tiranë, plagoset punëtori 59-vjeçar

Një punëtor 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit në ndërtim ku po punonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë kryerjes së punimeve të ndërtimit në një pallat në rrugën “Xhanfize Keko”. 59-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Po punonte ullinjtë/ Shpërthen granata e dorës në Himarë, lëndohet 85-vjeçari

HIMARË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Livadhë të Himarës. Një 85-vjeçar duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një peme ulliri. I moshuari  aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. … Read more

Punonte çoban në Greqi, gjendet i pajetë 60 vjeçari/ Punëdhënësi grek e kishte denoncuar të humbur

Një emigrant shqiptar nga Erseka është gjetur i pajetë në territorin grek, pranë kufirit me Shqipërinë, vetëm dy ditë pasi ishte shpallur i humbur nga punëdhënësi i tij. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është identifikuar si F.K., 60 vjeç, i cili punonte prej vitesh si çoban në Greqi. Trupi i tij … Read more