I nxehti pengon mbjelljet, fermerët: Perimet e serave do dalin më vonë në treg

Perimet dhe frutat e serave  pritet te dalin më vonë në treg këtë vit. Shkak është bërë shtyrja e afatit te atyre qe quhen mbjellje te dyta ne sera, nga vete fermerët. Këta po kërkojnë të shmangin humbjet në këtë faze të mbjelljes së fidanëve ndikuar nga temperaturat e larta. Megjithatë një kategori fermerësh po … Read more

U kapën brenda serave me kanabis, 6 të arrestuar në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane mes të cilëve katër shqiptarë pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Mediat italiane shkruajnë se është bërë i mundur çmontimi i një plantacioni kanabisi që ishte I shpërndarë në tre sera dhe janë arrestuar babë e bijë dhe 4 shqiptarë. Operacioni u zhvillua midis Teorës … Read more

Spanjoll dhe rumunë për ndërtimin e serave moderne në Divjakë, banori: Viktima ishte i punësuar, ishin grup i shkëlqyer

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Divjakë, pasi një 47-vjeçar spanjoll u gjet pa shenja jete në hotel, ndërsa dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Spanjolli ishte i punësuar nga një firmë e shtetit të tij dhe ishte specialist i ndërtimit të serave. Një banor i zonës tha se grupi i tyre që … Read more

Vrasja makabër e rojes së serave në Fier/ Zbardhet dinamika: Autori e goditi me thikë dhe e tërhoqi zvarrë te koshi i plehrave, e mbuloi me plasmas…

Edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 67 vjecari Petraq Gjika, ende nuk ka një autor ndërkohë që pista kryesore mbetet ajo e një vrasje për motive banale. Burime të sigurta kanë pohuar se ende nuk është gjetur thika me të cilën autori ka kryer krimin edhe pse … Read more

Vrasja e rojes së serave në Fier, hetuesit rikthehen te vendi i krimit, shoqërohen dy persona (Foto e viktimës)

Vrasja e Petraq Gjikës, në Fier vijon  ende të mbetet pa një autor kryesor si të dyshuar. Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar edhe disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. Roja i një tjetër sere pranë vendit ku punonte 67 vjecari dhe një çoban, janë shoqëruar për tu … Read more

Vrasja e rojes së serave në Fier, Petraq Gjika u plagos rëndë edhe 4 vite më parë. Çfarë dyshohet për autorin, vëllai i tij…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Mbrostar Ura në Fier, ku u gjet i vrarë me disa goditje thike shtetasi Petraq Gjika, i cili punonte si roje pranë serave të mbjella me kastravec. Trupi i 67-vjeçarit u konstatua nga banorët e zonës, me … Read more