Zjarri në tregun e rrobave “5 Maji” nisi nga një shkëndijë elektrike, riaktivizohet vatra

Kanë dalë pamjet e para nga momenti i nisjes së zjarrit në tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku sipas tyre dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar flakët që më pas u përhapën me shpejtësi, duke sjellë një katastrofë të vërtetë. Dëmet e shkaktuara nga zjarri i mbrëmshëm … Read more

VIDEO/ Përfshihet nga flakët kabina elektrike e një pallati në Lezhë, shkak një shkëndijë elektrike

Shkëndija elektrike dogji kabinën elektrike të një pallati 10 katesh në shëtitoren “Gjergj Fishta” të Lezhës. Rasti u shënua pak pas orës 4 të mëngjesit të ditës së sotme. Fatmirësisht nuk pati të lënduar ndërsa një pjesë e banorëve dolën për shkak të prezencës së tymit brenda ambienteve të banuara. Zjarrfikësit dhe policia bashkiake asistuan … Read more

VIDEO/ Digjen 4 banesa në Shkodër, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Dudas të Shkodrës, gjatë natës. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje, ndërhynë 5 zjarrfikëse, ndërsa flakët u përhapën dhe në banesa të tjera aty afër. Si pasojë flakët dogjën katër shtëpi. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë … Read more

VIDEO/ Merr flakë makina në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një makinë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur pranë pyllit të Sodës në Vlorë. Menjëherë në zonë kanë mbërritur zjarrfikësit dhe kanë bërë të mundur edhe shuarjen e zjarrit që rrezikonte edhe një pjesë të pyllit aty pranë. Ndërkohë dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në automjet.

VIDEO/ Merr flakë makina në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor Vaze-Sevaster. Makina ishte në lëvizje momentin kur është përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Pogradec/ Përfshihet nga zjarri banesa në Trebinjë, shkak një shkëndijë elektrike

Një banesë është perfshirë nga flakët, pak minuta më parë, ne fshatin Trebinjë të Mokrës. Sipas banorëve zjarri i favorizuar dhe nga temperaturat e larta, është përhapur në të gjithe banesën por fatmiresisht familjarët kanë arritur të dalin menjëherë nga banesa. Nga banorët e zonës është njoftuar zjarrëfiksja e cila ndodhet rrugës për në fshatin … Read more