Vrasja e shqiptarit dhe pronarit të kampingut në Greqi, 2 persona të dyshuar, gjendet dhe skuteri i autorit! Testamenti hapet nesër

Zhvillime të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në një kamping në Finikounda të Greqisë të dielën, ndërsa prova të tjera dalin në dritë.  Pista kryesore për krimin e dyfishtë mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mësohet se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit dhe një të afërmi tjetër. Policia ka dy të dyshuar, … Read more

Ekzekutimi i shqiptarit e pronarit grek në kamping, autori dyshohet të jetë i mitur! Zbardhet biseda mes vrasësit dhe viktimave para të shtënave me armë

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë që ndodhi në kampingun e Finikoundës mbrëmjen e së dielës, ku humbi jetën pronari grek dhe kujdestari shqiptar, mik i biznesmenit. Duke folur për SKAI, zëdhënësja e shtypit e policisë, Constantia Dimoglidou, deklaroi se autori i sulmit ka të ngjarë të jetë një i mitur, ndërsa rrëfeu … Read more

Kyriakos Mitsotakis i jep shtetësinë greke Levian Gogës, shqiptarit që shpëtoi dy fëmijët në lumë! Kryeministri: Meriton edhe më shumë!

Në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në rezidencën qeveritare greke Maksimu, iu dha shtetësia greke Levian Gogës, shqiptarit i cili rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë nga lumi Arahthos, në qershor të vitit 2025. Levian Goga dha betimin si qytetar grek përpara Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, në prani të ministrit të Brendshëm Theodoros … Read more

Urdhri u dha nga burgu/ Policia greke zbardh vrasjen e shqiptarit, ekzekutimi u bë për 15 mijë euro

GREQI- Policia e Greqisë ka zbardhur vrasjen e 47-vjecarit nga Gjirokastra, Artur Bashimi, ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit në Agio Pantaleimona të Athinës. Për ngjarjen kriminale u arrestua një  27-vjeçar grek , përdorues droge, i cili, siç i tha policisë pas arrestimit, mori përsipër të ekzekutonte 47-vjeçarin për një shumë financiare prej 15,000 euro. Ai theksoi … Read more

I shpallur në kërkim për drogë, pranga shqiptarit në Mal të Zi

Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë. Falë … Read more

Operacioni ‘Tornado’ në Itali/ Shqiptarit i bllokohen paratë e drogës, zbulohet pasuria marramendëse

Autoritetet italiane kanë zhvilluar se fundmi një operacion në Brescia nga i cili janë sekuestruar mbi 700,000 euro cash. Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare. Mësohet se këto pasuri i përkasin një shqiptari i cili dyshohet se ka lidhje me botën e krimit. Operacioni “Tornado”, është finalizuar … Read more