Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Tre automjete janë përplasur përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Si pasojë e përplasjes 4 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e shkaqet e këtij aksidenti.