Shqipëria në ditën e katërt të përmbytjeve, 13211 ha toka dhe 1587 banesa nën ujë! “Shfryhet” Vjosa, Rama: Do kompensohen dëmet

Në ditën e katërt nga moti i keq, janë 1587 banesa dhe 13211 hektarë tokë të përmbytura. Bilanci u shpall në mbledhjen e këshillit të Emergjencave Civile të cilin e drejtori kryeministri Rama. Për situatën e krijuar janë vënë në dispozicion 50 milionë euro, dhe sipas kreut të ekzekutivit, do dëmshpërblehen banorët e prekur. Ndërkohë … Read more

Rama publikon pamjet e lumit Vjosa: Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme, duke sjellë përmirësim të situatës pas përmbytjeve të regjistruara në zonën e Novoselës. Në postimin e tij, Rama nënvizon se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën e prekur, për të … Read more

Vjosa del nga shtrati! Bllokohet aksi i vjetër Fier–Vlorë, policia devijon qarkullimin

Aksi i vjetër rrugor që lidh Fier me Vlorë është bllokuar përkohësisht për shkak të pranisë së ujit që ka vërshuar në rrugë pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Si masë sigurie, qarkullimi i automjeteve është devijuar në autostradë dhe do të vijojë në këtë mënyrë deri në tërheqjen e ujit nga segmenti i … Read more

Ministrja Belinda Balluku mbledh Shtabin e Emergjencave Civile në Fier: Vjosa mbetet zona më problematike

FIER- Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka mbledhur me urgjencë në Prefekturën e Fierit Shtabin e Emergjencave Civile, për të analizuar situatën e përmbytjeve në qarkun Fier. Gjatë mbledhjes, Balluku theksoi se situata paraqitet problematike veçanërisht në zonën e lumit Vjosë, ku prurjet e larta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrezik për … Read more

Berisha u bën thirrje banorëve në Novoselë: Evakuohuni sa më parë, lumi Vjosa ka rrezikshmëri

Edhe nga konferenca e kësaj të enjteje, kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar nga qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve nga moti i keq në vend. Berisha u bëri thirrje banorëve të Novoselës të evakuohen menjëherë për shkak të prurjeve të shumta në lumin Vjosa. “Situatë dramatike, tepër kërcënuese është në zonën … Read more

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore në qarkun Fier

Në qarkun e Fierit situata paraqitet shqetësuese si pasojë e rritjes së vazhdueshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht lumit Vjosë, i cili ka arritur në pikën kritike. Sipas informacionit zyrtar, akset rrugore në të gjithë qarkun janë aktualisht të aksesueshme normalisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm vijon pa ndërprerje të plota. … Read more