Për analistin Aleksandër Çipa takimet e kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare janë ture të drejtpërdrejta elektorale.

Në emisionin “Open” në News24, Çipa analizoi duke thënë se “shikon premisa të përshpejtimit të procesit zgjedhor në Shqipëri”.

Sipas tij kjo është një strategji vetiake e kryeministrit Edi Rama, sepse i shërben protagonizmit të tij.

“Ka gjetur një zgjidhje, sepse në historinë e post komunizmit marrëdhënie e shtetit shqiptar me diasporën ka qenë difektoze, ka qenë një marrëdhënie me detyrime dhe borxhe të pashlyera të shtetit, sidomos politikanëve të lartë në marrëdhënie me diasporën shqiptarë”, tha Çipa.

Çipa: Unë mendoj që nuk janë ture paraelektorale, mund t’i konsiderojmë drejtpërdrejtë edhe ture elektorale. Unë i shikoj disa premisa të përshpejtimit të procesit zgjedhor në Shqipëri, është një lexim që e bëj drejtpërdrejt dhe zoti Rama këtë gjë mesa duket e ka strategji vetiake më shumë sesa partiake, sepse i shërben protagonizmit të tij.

Ka gjetur një zgjidhje, sepse në historinë e post komunizmit marrëdhënie e shtetit shqiptar me diasporën ka qenë difektoze, ka qenë një marrëdhënie me detyrime dhe borxhe të pashlyera të shtetit, sidomos politikanëve të lartë në marrëdhënie me diasporën shqiptarë.

Statusi i diasporës shqiptare pas tre dekadave ka ndryshuar. Ata e kanë rregulluar statusin duke qenë me dy nënshtetësi.

Në një kohë të vonuar, por në një kohë të interesit personal politik, Rama e ka ndërtuar si një platformë.

Shoh dy gjëra që ai mbart nga një kryeqytet në një tjetër, që ndërton në mënyrë të rafinuar, ndërton fjalimin që mban një mënyrë për të atakuar atë cka ai e ka marrëdhënie bilateriale me vendin ku zhvillon mitingun e radhës dhe në vendin tjetër ndërton një qasje tjetër, por natyrisht pa shmangur strategjinë individuale qoftë për ligjërim në adresë të politikanëve të vendit ku bën mitingun, qoftë edhe të fansave që mblidhen. Qasja që mbajti në Athinë ishte ndryshe nga ajo që mbajti në Milano.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re