Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të aplikacionit TEA, që u shërben turistëve dhe bizneseve lokale, ka folur për rritjen e të ardhurave palë sektorit të turizimit.

Sejko tha se gjatë vitit 2023, të ardhurat e siguruara preh tyre arritën në vlerën e 4.2 miliardë eurove, teksa shtoi se këto të ardhura përbëjnë 20% të prodhimit të brendshëm bruto.

“Progresi i bërë në fushën e turizmit është i dukshëm. Gjatë vitit 2023 numri i turistëve në Shqipëri u rrit me 10.1 milionë ndërsa të ardhurat e siguruara preh tyre arritën në vlerën e 4.2 miliardë eurove.

Ky ritëm rritje ka vazhduar dhe gjatë muajve të parë të vitit 2024 dhe ne shohim një rritje me 30-40% të turizmit në vijimësi. Të ardhurat nga turizmi janë rreth nivelit 20% të prodhimit të brendshëm bruto duke e shndërruar Shqipërinë në një nga vendet më të preferuara të turizmit në rajon”, tha Sejko.

Duke folur për ekonominë e vendit, Sejko u shpreh se niveli i kredive të këqija ka rënë falë reformave dhe se ka një progres në në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.

“Niveli i kredive me probleme nga 25% që ishte 10 vjet më parë ka arritur në nivelin 4.7%. Kjo është një arritje si pasojë e reformave. Kemi rritje të formalizmit të ekonomisë. Sot Shqipëria ka dalë nga lista gri, duke ilustruar jo vetëm progresin që kemi bërë në fushën e parandalimit të pastrimit të parave por dhe rritjen e besimit të partnerëve dhe investitorëve të huaj në vendin tonë.

Zhvillimi mjeteve të reja për të rritur shërbimet turistike dhe për të promovuar bizneset lokale është domosdoshmëri. Këto qëllimet i përmbush aplikacioni TEA2 që është i thjeshtë në përdorim dhe i pasu me informacione që ndihmojnë turistët që të kenë një eksperiencë të pasur dhe rrit vizibilitetet e bizneseve shqiptare.

Duke ju inkurajuar të gjithëve jo vetëm ta përdorni por dhe ta promovoni, uroj që ky aplikacion t’ju shoqërojë në udhëtimet në Shqipëri.  BSH do të jetë një partnere e gjithkohshme jo vetëm për zhvillimin e turizmit, por zhvillimin e gjithë vendit”, tha guverantori i BSH.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re