Skip to content

Të shtruarit në spitalet psikiatrike të “harruar”, psikologia: Shoqëria ka bërë hapa në integrimin e tyre, por mbeten ende paragjykues, të hapen shtëpiza strehimi për këta pacientë

Në Shqipëri, shëndeti mendor është një nga fushat më problematike të mjekësisë, për shkak të stigmës së madhe të shoqërisë ndaj pacientëve, gjë që pengon rehabilitimin e tyre.

Një pjesë e tyre braktisen, mbeten pa familje e pa banesa dhe mbeten banorë shumëvjecarë në spitalet psikatrike.

Adela Lamcja psikologe në spitalin psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan thotë se pavarësisht se shoqëria jonë ka bërë hapa pozitiv në përkrahjen e këtyre individëe, kur vjen puna te atashimi i tyre në tregun e punës, por dhe më gjërë është ende paragjykuese.

“Në momentin që mungojnë kushtet, mbështetja familjare bëhet edhe më e vshtirë përshtatja. Kemi bërë hapa pozitv drejt luftës ndaj stigmës, e presim disi më mirë në krahasim me dekada më parë por hasen vështorësi në atashimin në një vend punë të re. e kënë të vështirë funksionimin. Ka pacientë që kanë kohë që gjatë që qëndrojnë në spital. Nuk plotësojnë kriteret për daljen nga spitali. Në pandemi ishte më i vështirë socializimi i tyre”- u shpreh ajo.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po bën thirrje për plotësimin cilësor të të drejtave të këtyre pacientëve dhe zhvendosjen e tyre në qendra komunitare. Por kjo  gjë për momentin nuk është e mundur . Madje në spitalin e Elbasanit ka pacientë të shtruar që në vitin 1964, vit kur është hapur ky institucion.

Spitali psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan, është i mbushur me pacientë në maksimum, ndërsa tani gjendet në prag të një rindërtimi të plotë infrastrukturor dhe shkencor.Të 310 shtretërit e spitalit janë të zënë me pacientë, afro gjysma e të cilëve jetojnë aty nga 10 e më shumë vjet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb