Teknologjia po avancon cdo ditë e më shumë dhe shpërndarja me dron e vaksinave kundër Covid-19 shihet si një zgjidhje ideale për zonat rurale.

Ështe kompania ajrore gjermane “Wingcopter” e cila dëshiron ta aplikojë këtë risi për shpërndarjen e vaksinave anti-covid. Kompania po vë në lëvizje të gjithë eksperiencat e marra për shpërndarjen e vaksinave për fëmijët për të ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta. Kreu i “Ëingcopter” thotë se dronët garantojnë shpejtësi dhe cilësi.

“Ne duam të përdorim dronët gjatë pandemisë së koronavirusit për ta shpërndarë më shpejt dhe më të sigurtë vaksinën, duke ruajtur edhe zinxhirin ftohës. Droni mund të niset nga një pozicion dhe më pas të shkojë në disa destinacione“, thotë Pluemmer.

Ëingcopter ka eksperiencë me përdorimin e dronëve për shpërndarjen e vaksinave të fëmijëve në zonat rurale të Vanatusë.

“Së bashku me UNICEF, ne kemi përdorur dronët për të dërguar vaksina të tjera brenda disa minutave në zonat rurale. Ato ishin vaksina për fëmijët dhe tani dijet që kemi mund t’i përdorim edhe për vaksinat kundër, Covid-19“, shton Pluemmer.

Ndërsa shpërndarja e vaksinave COVID-19 po administrohen në të gjithë globin, teknologjia e dronëve mund të jetë veçanërisht e rëndësishme në shpërndarjen e vaksinave tek në zonat më të largëta.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re