Parku i Liqenit Artificial në Tiranë ngjasonte edhe këtë të premte me një ditë zakonshme. Shumë qytetarë kishin dalë për tu relaksuar e të largonin mendimet nga frika e përhapjes në masë të koronavirusit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WMAJbAgK6QI?feature=oembed&w=1200&h=675]

Ajri i pastër, dielli, vrapimi e ecja janë menduar si mundësia më e mirë për të sfiduar këtë virus të ri që preku tashmë edhe vendin tonë. Disa njerez mbajnë maska e doreza. Të tjerë jo.

Duke mos fshehur frikën ndaj COVID-19, qytetarët e Tiranës tregojnë se janë kujdesur të dëgjojnë të gjitha këshillat për të luftuar këtë virus.

“Tani dola nga liqeni jo për të qëndruar afër njerëzve, por të qëndrojmë sa më larg”, u shpreh një qytetar. Ndërsa një tjetër theksoi se është e rëndësishme të kujdesmi për higjenën: “Çdonjeri duhet të mendojë vet, të kujdeset për higjenën për vetën, për familjarët”.

Duke qenë se lëvizja drejt qyteteve të tjera është ndaluar, kodrat e liqenit mbeten e vetmja mundësi e banorëve të kryeqytetit për të kaluar këtë fundjavë./abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re