Skuadra e Tomorit ka vazhduar edhe sot me përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylis. Sot është marrë edhe njoftimi se Bylis nuk e luajti ndeshjen e prapambetur përballë Shënkollit.

Ndërkohë në stadiumin ‘’Tomori’’ pas pjesës së parë të përgatitjeve është zhvilluar një ndehje brenda grupit ku dyshja Arbri – Agalliu ka parë edhe gjendjen e skuadrës përpara dy ndeshjeve të rëndësishme në transfertë fillimisht ndaj Bylis e më pas Tiranës, dy skuadrat që udhëheqn këtë grup.

Por gjatë seancës stërvitore kanë qënë pjesë edhe drejtuesit e klubit që u kanë dhënë futbollistëve lajëmrimin për një premio të dhënë për këtë ndeshje. Në xhepat e secilit prej futbollistëve do të kalojnë 10 mijë lek të reja në rast fitore në Ballsh. Po ashtu u është lajmëruar atyre se pas kësaj ndeshje ata vet të vendosin për premio që duan për një fitore në “Selman Stërmasi’’ ndaj Tiranës. Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re