Guvernatori i New York, Andrew Cuomo, ka shtyrë izolimin e vendit edhe me dy javë të tjera, deri në 15 Maj, si pasojë e Covid-19.

Cuomo tha se numri i shtrimeve në spital po reduktohej në New York, por se ende nuk dihen përmasat e infeksionit, çka e detyrojnë atë të shtyjë izolimin.

Një masë e ngjashme është marrë edhe në Los Angeles, ku urdhëri për të qëndruar në shtëpi është shtyrë edhe për një muaj.

Ndërsa Presidenti Trump, duket më entuziast, duke lajmëruar se të dhënat sugjerojnë se SHBA e ka kaluar pikun e infektimeve dhe se vendi do të jetë gati së shpejti për tu “rihapur”.

Shtetet e Bashkuara, janë goditur veçanërisht rëndë nga Covid-19. Deri në këto momente kanë ndërruar jetë 33,434 persona dhe janë infektuar 653,751 të tjerë.

Presidenti Trump, ka akuzuar OBSH-në, për keqmenaxhim të krizës dhe ka ndalur financimin e kësaj organizate, deri në përfundimin e një shqyrtimi të veprimeve të saj. Ky vendim i Presidentit, për të ndalur financimin e OBSH-së, në mes të një pandemie, ka ngjallur reagime dhe kritika të shumta.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Covid-19/ Qeveria britanike shtyn masat e izolimit edhe për tre javë të tjera

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re