Një veteran i marinës amerikane i Luftës së Dytë Botërore ka vdekur teksa po udhëtonte për në Francë për 80-vjetorin e zbarkimit të Normandisë.

Robert Persiciti nga Rochester, New York, u transportua me helikopter në një spital në Gjermani më 30 maj pasi pësoi një goditje ndërsa udhëtonte me anije për në Evropë.

Ai vdiq të nesërmen, në moshën 102-vjeçare.

Persiciti mori pjesë në operacionin aleat në Japoni dhe luftoi në Iwo Jima. Pas luftës ai punoi si mësues, raporton BBC.

Ai ishte përzgjedhur për të marrë pjesë në ngjarjen në Normandi nga Muzeu Kombëtar i Luftës së Dytë Botërore në New Orleans, i cili pagoi dhe organizoi udhëtimin.

Një ditë para se të nisej për udhëtimin e tij, ai i tha një radioje lokale se ishte “me të vërtetë i emocionuar” për të shkuar në Evropë. Kardiologu i tij e kishte inkurajuar të udhëtonte, shtoi ai.

Një veteran që kishte shërbyer me të në Japoni tha se Persiciti nuk vdiq vetëm. “Doktori e vuri në telefon për të dëgjuar këngëtarin e tij të preferuar, Frank Sinatra dhe ai na la në paqe”, tha radioja. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re