Një aksident rrugor ka ndodhur pranë fshatit Çiflig, në Korçë, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, një person është transportuar në spitalin e qytetit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.