Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Klajdi Shundin i cili qëlloi për vdekje kunatin e tij natën e ndërrimit të viteve.

Shundi akuzohet për vrasje për shkak të rrethanave familjare.

“Nuk më kujtohet asgjë, se mbaj mend se si ka ndodhur ngjarja.

Me Vladimirin kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Ishim të dy të dehur”, mësohet se ka thënë para gjyqtarit Ardian Kalia, 34 vjeçari Klajdi Shundi, gjatë seancës për caktim të masës së sigurisë.

Ndër të tjera është shprehur se ndihet shumë keq për krimin që ka kryer.

Shundi vrau me thikë kunatin e tij Vladimir Zvezhda, në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar.

Gjykata e Tiranës pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Shundin.

34 vjeçari akuzohet për veprën penale vrasje për shkak të “Marrëdhënieve familjare”.
Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve poshtë pallatit për të zbardhur të gjithë mekanizmin e ngjarjes.

Klajdi Shundi kishte ftuar për Vitin e Ri burrin e motrës Vladimir Zvezhda 42 vjeç.

Ata kanë festuar deri në orën 3:30 të mëngjesit dhe me pas kanë filluar të debatojnë.

Gjithashtu grupi hetimorë do të marrë në pyetje të gjithë familjaret që ishin të pranishëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re