Mosmarrja e dëmshpërblimeve për banesat e dëmtuara nga lëkundjet e tokës në Zharrës 8 muaj më parë, ka nxjerrë sërish në protestë banorët e kësaj zone.
 
Rreth 70 familje në këtë zonë sipas banorëve janë në qiell të hapur.
 
Ata kanë akuzuar qeverinë për vonesat në këtë proces. Sipas tyre shumat e përcaktuara për dëmshpërblim janë të vogla dhe me lekët që mund të marrin, nuk mund të bëjnë asgjë.
 
Deputetja e zonës Antoneta Dhima sqaroi se një ditë më parë ka zhvilluar një takim me shefen e kabinetit në kryeministri, Vali Bizhga. Sipas saj, javën e ardhshme do të jepet zgjidhje këtij problemi, duke paguar 100% banorët e zonës  për shtëpitë e dëmtuara.
 
Deputetja Dhima bëri të ditur gjithashtu se dëmshpërblimet janë vonuar për shkak të përpunimit jo të saktë të të dhënave nga komisioneret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re