Ia del të fitoj edhe skuadra tjetër e qarkut, Naftëtarit, e cila gjithashtu militon në Kategorinë e Parë por në grupin play out përballë Shënkollit. Një fitore që vazhdon ta mbaj skuadrën e naftëtarëve në vendin e fundit por rrit shpresat për qëndrimin në Kategorinë e Parë  dhe tashmë lufta për mbijetesë në grupin B do të jetë një lojë treshe mes Naftëtarit, Turbinës dhe Shkumbinit.

Ndeshja është luajtur në një terren të vështirë në stadiumin “Bashkim Sulejmani’’ ku secila prej skuadrave ka fituar nga një pjesë por në fund ata që fitojnë janë vendasit.

Miqtë nga Shënkolli e nisin me gol kur shënojnë në minutën e 11’ falë Ujkës, avantazh të cilin do e mbajnë deri në fundin e kësaj pjese.

Por pjesa e dytë nis me një tjetër për kuçovarët, të cilën shënojnë brenda 60 sekonash nga nisja e këtij fraksioni me Beharin. Ndërsa në minutën e 50’ është Ardian Gega që shënon golin e dytë duke vulosur kështu një fitore të rëndësishme për Naftëtarin.

Tashmë në kuotën e 8 pikëve është vetëm 2 pikë larg nga Shkumbini dhe Turbina, të cilat do të jenë dhe rivalët e tyre deri në fund./Berati.TV

Naftëtari 2-1 Shënkolli

Shënues: Behari 46’, A. Gega 50’/Ujka 11’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re