Nuk di të ndalet futbollisti beratas Myrto Uzuni duke shënuar sërish edhe sot përballë Sllaven Belupo. Ky ishte goli i katërt në kampionat duke treguar se Uzuni është lojtari i momentit jo vetëm në Kroaci por edhe ndër futbollistët e kombëtares shqiptare.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola janë miqtë që shënojnë të parët falë një penalltie të realizuar nga Gordana. Ashtu, si ndaj Osijek goli i beratasit sjell barazimin për Lokomotivën e tij. Ai shënon në minutën e 80’ kur godet bukur me kokë pas një asisti në zonë duke mbyllur me sukses një aksion të gjatë të Lokomotivës. Skuadra kryeqytetase kroate vazhdon të mbetet në vendin e dytë pas Dinamos./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re