Ka vijuar dhe sot rituali disaditor i studentëve, të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit në protestën e tyre të ngërthyer në 8 kërkesa drejtuar qeverisë.

Risi është dhe bojkoti i mësimit në disa gjimnaze të Tiranës, ku disa gjimnazistë i janë bashkuar studentëve në shenjë solidarizuese. Po ashtu, edhe studentë të rretheve u janë bashkuar atyre të Tiranës.

Një ditë më parë, kryeministri Rama i ftoi në dialogim, madje duke iu premtuar dhe një paketë masash avantazhuese, por nga masa protestuese kane thene se duhet te plotesohen kerkesat e nuk duan negociata.

Nga studentët ende nuk ka një kokë drejtuese, një udhëheqësi proteste, e cila duhet të luajë rolin ndërmjëtesuesit në komunikimin me qeverinë.                

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re