Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar zonën e Lacit për të parë nga afër situatën e përmbytjeve. Gjatë bisedës me një fermer të Kurbinit, ai ankohej se nëse gjithcka do të kontrollohej, tokat bujqësore me 30 vite investime nuk do të përmbyteshin.

Ndërsa e fton që të shohin dhe pjesën tjetër, Kryemadhi detyrohet të kalojë në mes të ujit duke thënë: “Këtu është qamet, qamet, qamet”.

Ndërkohë që fliste për dhjetëra hektarë të rrethuar nga uji, fermerit i bie telefoni dhe nuk hezitoi ti përgjigjej duke thënë se ishte i zënë. Kryemadhi e komentoi këtë moment duke thënë, “Rrezik po të shohin në televizor”, dhe vijuan të shihnin tokat e përmbytura. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re