Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mori pjesë në ekspozitën e çelet në Tiranë në nder të legjendës italiane të futbollit Paolo Rosi.

Një ekspozitë me fotografi e titulluar “Djali i Artë” kushtuar Paolo Rosit, paraqet përmes imazheve jetën e kampionit italian brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi këtë një moment të veçantë, pasi sipas tij pikërisht në 82-shin kur Paolo Rosi ngrinte kupën e Botës pasi Italia mposhti në finale Gjermaninë Perëndimore, futbolli ishte e vetmja lidhje e shqiptarëve me botë, pasi jetonim në izolim.

Sipas tij e vetmja magji për Shqipërinë që hapte dyert e botës ishte futbolli.

“Unë do të flas në italisht për dy arsye, e para për të nderuar Paolo Rosin dhe e dyta sepse përballë një perfeksionisti si Arrigo Saki, nuk mund t’ia lë vetes t’i lë fjalët e mia në duart e përkthyesit, pasi ndonjëherë përkthyesit bëhen tradhtarë. Unë vërtetë jam i kënaqur që tani erdhi ky moment për të hapur dyert për të mikëpritur të gjithë ata që do të duan të bëjnë këtë shëtitje për shkuar dhe të mendojnë për të ardhmen. Ne këtu në Shqipëri kemi përjetuar futbollin në një mënyrë shumë të ndryshme, dhe kemi festuar këtë triumf të Italisë në 83-ish në një mënyrë komplet ndryshe, pasi ne ishim me të vërtetë jashtë bote, dhe nuk kishim mundësitë në udhëtonim, as të mikëprisnim askënd. Nuk kishim mundësinë të shikonim televizion përveç ekranit të propagandës të regjimit që ishte. E vetmja dritare që hapej si me magji në këtë botë, ishte kur rrjetet e errëta të RAI-t transmetonin futbollin. Për këtë arsye që futbolli na shpëtonte dhe vetëm fubolli na lejohej. Ne kishim mundësinë për të parë RAI-n dhe shikonim futbollin Italian. Tifozët ishin të ndarë në dy grupe të mëdha Italisë dhe Gjermanisë, dhe kjo ishte finalja perfekte për tu ndier si pjesë e ndeshjes., E dinim se në çdo shtëpi ku kishte ekran televiziori ishin shkallët e stadiumit ku tifozët bënin tifozllikun e tyre. Për në futbolli ka qenë më tepër se thjeshtë topi dhe ndeshja. Për ne ka qenë një imazh i një botë tjetër, e një jete tjetër. Ka qenë mundësia për të parë një pasqyrë që lëvizte të një ëndrre të ndaluar. Ambasadori e tha dhe përfitoj që të hap një parantezë të shkurtës pasi marko dhe Antonio i bënë lavde mikëpritjes së ambasadorit, duhet ta dini që ai jo vetëm është i madh, nuk është një ambasador i thjeshtë është ngritutr nga këndi tjetër i diplomacisë Italiane. Do të ishte normale për një ambasador në SHBA ose Londër, por të kesh një ministër për ambasador, është si të jesh pjesë e klubit të vendeve të mëdha. Dua të shtoj se nëse për Fabricion ishte e paimagjinueshme që një ditë do të vinte si ambasador, e do të mblidhte kampionët e botë në Tiranë, imagjinoni  ne që t’ju mikëprisnim ju. Imagjinoni pastaj mua, që unë shkova te një mik tjetër që kishte televizor me ngjyra, dhe e kishte në kuzhinë dhe ishte e mbushur plot me njerëz. Kush do ta imagjinonte ndonjëherë që ne do të ishim këtu. Unë nuk bëj pjesë tek atë që kanë një pozicion më të lartë se të tjerët dhe që përvetësojnë idetë e të tjerëve, ose që nuk reagojnë ndaj komplimenteve që nuk janë të drejtë. Unë falenderoj Sakin që tha që është një ide e mirë për të sjellë këtë ekspozitë në Tiranë. Unë ndihem mirë pasi e di që ai nuk është një person i lehtë, dhe bën atë që thotë dhe thotë atë që mendon. Faleminderit shumë profesor që ke patur pikërisht këtë ndjeshmëri për të na dhënë mundësinë që të mikëpresim këtë ekspozitë. Faleminderit Frederika që pranuat propozimin e profesorit, Presidentit Duka që e kuptoi menjëherë kërkesën time për këtë projekt”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re