Gjykata e Posaçme e Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e Ardian Çapjas, Klajdi Dokollit, Ervis Bardhit dhe Etjen Canit.

Katër personat dyshohen për vrasjen e babë e bir Gentian dhe Nezir Beiqiri, të ndodhur në vitin 2012.

Gjykata ka ndarë dosjen për dy të pandehurit të tjerë, Olsi Lekun dhe Florent Capja, të cilët janë të arrestuar.

Njëri është i arrestuar në Greqi ndërsa tjetri në Emiratet e Bashkuara.

Akuzat ndaj Çapjas janë për dyshimte e vrasjes në rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, të njëjtat që ishin në fuqi edhe nga prokurorët e Elbasanit, që shpallën mos kompetencën duke e konsideruar si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm.

Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.

Krimi tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re