Moti i keq dhe reshjet me intensitet te lartë të shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona të vendit.

 

Në qarkun e Lezhës, qindra hektar tokë bujqësore janë pushtuar nga uji si rrjedhojë e prurjeve të mëdha të lumit Drin.

 

Situata më problematike paraqitet, në Fushën e Torvicës, atë të Zadrimës e Zejmenit. Ndërkohë niveli i ujit vazhdon të rritet pasi hidrocentrali i Shkopetit dhe ai i Qafë Mollës në Mirditë kanë hapur portat.

 

GJOKË JAKU   

PREFEKT I QARKUT LEZHË

 

Drini është në kuotat maksimale çka mund të na sjellë probleme në pjesën e poshtme dhe në pjesët Ishull Lezhë dhe Ishull Shëngjin.

Përmbytja nuk ndalet. Sa herë bie shi e njëjta situate është.

 

Nga reshjet e intensive janë rrezikuar edhe dhjetëra banesa në lagjen e spitalit ne qytetin e Lezhës. Kjo për shkak të rrëshqitjeve të tokës.

 

Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve. Nga reshjet janë përmbytur dhe varrezat e Kakarriqit, ndërsa në një fshat te zonës ujërat e një kanali dolën mbi rrugë, duke bllokuar qarkullimin.

Një i ri arriti të shpëtonte mrekullisht, pasi ishte duke kaluar urën me motor kur përroi doli nga shtrati.

 

Përmbytje masive pati dhe në Kurbin. 20 familje në fshatin Gjorem rrezikojnë të mbulohen nga uji.

 

Edhe në Thumanë mbi 50 hektarë tokë janë nën ujë. Nga bllokimi i kanaleve kulluese uji ka hyrë brenda në shumë biznese.

 

E përmbytur është edhe zona e Nënshkodrës. Mbi 1500 hektarë tokë janë mbuluar nga uji, si pasojë e vërshimit të Drinit dhe Bunës.

 

VOLTANA ADEMI

KRYEBASHKIAKE NE DETYRE E SHKODRES

Kemi probleme në Murriqan, Velipojë në Bërdicë njëkohësisht dhe në Gurin e Zi për shkak të gërryerjeve.

 

Ndërkohë rruga për në Obot është e pakalueshme pasi niveli ujit ka shkuar në rreth 60 centimetra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re