Trupi i të miturit shqiptar, Nikola i cili u mbyt ditën e djeshme (1 qershor) në det në Greqi, pavarësisht paralajmërimeve të nënës, e cila tentoi ta ndalonte pasi kishte dallgë të forta, do të prehet në Shqipëri.

Kujtojmë 7-vjeçari u pa nga një banor i zonës, i cili dha alarmin.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe banorë të zonës të cilët nxorrën trupin e të miturit nga uji.

pasi e kanë nxjerrë fëmijën nga uji, kanë përdorur menjëherë defibrilatorin e klubit, por më kot.

Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim nga shpëtimtarët e EKAV-it që mbërritën në vendngjarje, Nikos i vogël nuk arriti të mbijetonte

Një dëshmitar okular tha se në momentin që të miturin Nikola e kanë nxjerrë nga deti, atij i rrihte ende zemra.

“Zemra i rrihte ende kur hymë në det për ta nxjerrë jashtë. Zemra e tij po rrihte. Ai kishte humbur ndjenjat dhe për pasojë rrymat e çuan në port”, tha dëshmitari, raportojnë mediat greke.

Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.

Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.

Për këtë arsye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri. Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re