Ka mjaftuar një goditje në portë dhe vetëm një gol që Kukësi të siguronte një kualifikim me shumë fat në Maltë përballë vendasve të Valetës.

Pas ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër javën e shkuar dhe e mbyllur në barazim pa gola që solli edhe largimin nga stoli të trajneri kroat Peter Pakult dhe zëvendësimin e tij me Armando Cungun. Pikërisht tekniku shkodran e ka udhëhequr Kukësin në prezantmin e parë dinjitoz në Europë.

Ndeshjen e laujtur në Maltë pjesa e parë është mbyllur sërish në barazim pa gola dhe në të dytën janë vendasit që shënojnë të parët me argjentinasin Malano. Ndërsa barazimi kukësian vjen me Dzarian në fund duke ‘’shpëtuar’’ kështu Kukësin.

Skuadra e Kukësit është ndjekur nga një grup tifozësh edhe në Maltë, të cilët në fund i janë gëzuar këtij kualifikimi. Në fund Kukësi e mbyll me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Zguro.

Pas këtij kualifikimi Kukësi pret rivalin që do të dalë nga çifti Karabak – Olimpija e Ljubjanës me skuadrën e Ansi Agollit, si kundërshtare e mundshme./Berati.TV

Valeta 1-1 Kukësi

Shënues: Malano 67’/ Dzaria 84’

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko