Mjegull e dendur pasditen e kësaj të mërkure në rrugën nacionale Qafë Plloçë -Qafë Thanë. Policia ju ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi shikimi në rrugë për shkak të mjegullës është tejet i kufizuar.

 

Shoferët, në kushte të tilla, sipas policisë rrugore, duhet të ulin në maksimum shpejtësinë për të evituar kështu aksidentet, raporton “Vizion Plus”.

 

Për të kontrolluar këtë aks rrugor me lëvizje të shumta, janë shtuar patrullat e policisë. Forca të shtuara policie janë parë edhe brenda qytetit të Pogradecit sepse edhe atje mjegulla ka kufizuar jo pak shikimin për drejtuesit e mjeteve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re