Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë pas dasme !

Si pas çdo dasme edhe kjo pas ikjes së Babos la gjurmet e veta. Kudo shihje deputet të lodhur me çehre të vrarë e mide të trazuar.

Të cimbisur në stomak nga ndonjë gotë gezimi Toni dhe Çuçi në heshtje hanin buke të thekur me pak djathë e ndoca ullinj. Çuçi leshonte tek tuk ndonjë gromësinë.

Toni herë pas here psheretinte “falna Zot falna Zot e tepruam po na kishte marrë malli e kushedi kur e shohim prapë”. Xhemali pinte kos fshati dhe fshinte buzet si i regjur me keto punë dhe ferkonte barkun me lezet.

Majko gjerbte një kafe pa sheqer allaturka e herë pas here një rënkim nga të perzierit i dilte mbyturazi.

Një leter për të kthyer filxhanin kerkonte në kthehej më në atë sallë ai a jo se fjalet janë që gjysmen e grupit Babo do i bëjë def nga lista?!

Pandi edhe heren tjeter bashkë me Miminë nga dritarja hynë.

Etilda e cila paqartesitë i mbyt me forcen e heshtjes ndjeu dhimbje dhe i tha ha pak kulaç se të mbledh. Ulsiu nuk fliste dot sepse sa herë e provonte merrte vrapin per në banjo. Jetonte me friken mos Tao u kishte futur mish dhie në pilaf.

Nikoqiri si më biravel i kishte çuar dollitë me ujë. Hiqej si i renduar po ishte qiqerr dhe shikonte nën sy me gezim vuajtësit.Arben Pellumbi po le mjekerr qe pas asaj dite, por edhe per të dëshmuar pangënë e të marrurit me gjera të vogla axhaminjesh para një gezimi kesodore. Laerti gjeti rastin te mbante një fjalim mëqënese askush se kishte mendjen por atij i njihej se e bëri. Nasipi kishte pirë me mase se helbete gezimi nuk mbarohet me një ditë, kush ja qiti fundin, plënci një është pelcet nga e teperta. Dilua citonte Kuranin “ mallkuar qofte e teperta” kujtonte. Bujari i Lushnjes shtrinte pyetjen filozofike “ rakia shpiku Boten apo ajo rakinë?”!

Olta Xhaçka shihte Gaz Bardhin të skuqur nga tensioni i lartë e lajmi se një doktor erdhi ta vizitonte mori dhene…psheretinte …ashtu te pafsha gjithmonë.

Enë të palara aty këtu! Kazanë permbys, karrika njera mbi tjetren, mbulesa per tokë, njolla vaji dhe nje zjarr i fikur me thengjinj të zinj kokoroç ishin si gjurmë. Ministrat ishin të pergjumur e të murretyer. Veç Bela nen ngjyen roze shfaqej me shumë grua  kesaj dite me Taon si poet oborri, trabadur aty ngjitmas që i çuçuriste  etyde ne vesh. Anila i lutej Zotit ishallah nuk merret kush me mua dhe Zoti e degjonte. Muçua foli dy herë  dhe po kaq here nuk la asnjë pershtypje. Elisa erdhi pak vonë në anë të salles , disa deputet e pershendesnin dhe i ferkonin doren dhe ajo i lejonte ta benin me hir.

Kur Dashi leshoi kumtet e veta si Zeusi ne malin e vet, ajo u zgjua dhe hepoi shqisat si vemendje që i dilte pavetedijshem nga qënia. Nallbati zalisej në dhimbje.Ogi kishte bërë gjumë të paqtë dhe dalldia e pergjithshme i krijonte stres ndaj iku.

Tezja dremiste herë pas here. Delina erdhi e iku si hije e gezuar që perseri nuk i ra askujt në sy. Klosi eshte nisur me mbledhe çunat e Londres.

Ermua gjithaq ndiente nevoje per paqe e veshtrime pas nje pune cilesore tek parrukierja.

Kryezevendes Lideri Muli dukej i menduar por i vendosur per beteja pa kompromis. Nen shembullin e tij fola edhe unë dy herë.Sherri e potera me Mamicen e Taon mori dhenë. Kosta ishte fikur e vyshkur. Llafet e liga qe hodha kunder Babos i kishin hequr shijen e jetes.

Salianji erdhi nga diku , keqyri poshte e perpjete  duke nxjerre nje grusht miza nga xhepi. Gjithmone vjen nga dikush per të takuar dikë.Të gjithve u le gezimin e tij dhe u merr merzine e tyre qerratai. Luan Baçi si rapsod pas kënges është bërë meditativ. Shefe Albana u bie tambureve të betejes. Ketu kronika ndalet per të marrë shenime. Gazetari Man Stafa në krye të detyres bllokohet nga gardistet. Gaz Bardhi dhe Kryezevendes Lideri Muli u hodhen fulikare me doren ne pisqolle. Preket Man qafirin u thanë keni prekur të papriturat dhe grenzat. Jeten e japim Manin kurre vikaten. Rrofte media e lire u degjua britma nga xhani e mikut të tij Isa Myzyraj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re