KPA ka vendosur të shkarkojë nga detyra Kryetaren e Gjykatës së Faktit të Gjirokastrës Albina Spaha, pasi u gjet me probleme në kriterin e pasurisë. Kolegji i Posacëm i Apelimit la në fundi vendimin e KPK më 15 Prill 2019 në lidhje me kriterin e pasurisë, një nga tre kriteret që shqyrtohen në procesin e vetingut për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Njoftimi i vendimit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2019, datë 18.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albina Spaha.

2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.01.2021.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re