Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në prezantimin e platformës “Anti KCK”, se mjekësia nëpër spitale është transformuar dhe se situata është ndryshe, dhe se perceptimi negativ është krijuar për shkak të episodeve sporadike.

Rama foli edhe për papunësinë dhe tha se qeveria e tij ka si synim ta ulë papunësinë në 11%, dhe se problemi qëndron tek të papunët që kërkojnë punësim në shtet.

Rama foli për një shumicë dërrmuese të të papunëve, që duan punësim në administratë, duke refuzuar punën në privat.

Edi Rama: Në raport me nga jemi nisur, sot, tregojnë se situata s’ka të krahasuar. Na duhet një ekonomi shumë më e fortë, dhe t’ju japë të gjithëve një mundësi.

Rritja ekonomike është kokëfortë, siç është kokëfortë edhe e gjithë përbërja e të dhënave të ekonomisë, që lidhet me individin. Le të marrim psh, të dhënat e të ardhurave për frymë dhe të shohim si ato kanë ndryshuar.

Shihni vitin 2013, shihni vitin 2019. Le të marrim e të shohim më tutje konsumin, për të vijuar më tutje, shihni familjet me konsum të ulët. Këtu flitet shumë për varfërinë, me të drejtë, për pabarazinë, për shpërndarjen e pabarabartë të ardhurave, por pakkush iu referohet fakteve. Shihni ndryshimin mes 5 viteve më parë dhe sot (Tregon nga tabela). Këto të dhëna nuk i referohen as të MF, të cilat mund të ishin të kontestueshme, por janë të dhëna të BB. Për të vazhduar më tutje, ne e kemi të nevojshme të fokusohemi.

Facebook pyetje: Zoti Rama, njerëzit vdesin për bukë, dhe për mjekim në spitale. Po s’pate lekë vdes. Kishim shpresë të madhe për ju, por edhe ju si të tjerët.

Edi Rama: Kjo është një qasje tjetër, që për mua shpreh një frustrim në një kategori të gjerë njerëzish, dhe lidhet me pritshmëritë. Duke qenë se jetojmë në një botë, që në tërësi ushqehet çdo ditë me toksina dhe helmohet çdo ditë me lajmin e keq, me gënjeshtrën dhe manipulimin. Sot në Shqipëri bëhen 60 mijë operacione kirurgjikale.

Mund të ndodhë që të ketë një dështim, apo një skandal. Këto krijojnë një atmosferë, që për njeriun e zakonshëm, që e ndjek jetën nga kanalet e komunikimit të racionalizojë këtë raport. Ajo që mund të them është se opinioni për mjekësinë tonë sot, formësohet nga shumica që nuk ka patur nevojë, lavdi zotit të marrë shërbim sot.

Ata që sot i çon nevoja në spital, është shumë herë më pozitiv, sepse e prekin ndryshimin që ka ndodhur.

Pra, nuk është e vërtetë, që në Shqipëri, s’ka mjekësi falas. Ata që e thonë, janë pakicë. Falë përkushtimit të Ogertës, ky sistem është më mirë.

Për ato që kërkojnë punë, ato që refuzojnë punën në privat është mbi 90%. Unë i delegoj më pas tek zv.ministrja, për t’ju ofruar një mundësi punësimi në sektorin privat, refuzojnë një punë në privat. Kërkojnë patjetër punë në shtet.

Por shifrat janë kokëfortë, ja numri i të punësuarve që figurojnë në llogaritë e shtetit. Flasim për njerëz që paguajnë taksa.

Kemi një problem real me pagat, në sektorin publik e kemi rregulluar. Ka shumë njerëz që s’duan të punojnë në privat.

Shifra e papunësisë është shifër e konsoliduar. Shihni papunësinë në 2013, shihni në 2019. Kemi vendosur si objektiv që në fund të këtij mandati të shkojmë nën 11%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re