Dukej vetëm një formalitet ndeshja që do të luhej në Uells mes kampionëve vendas të TNS dhe kampionëve të Maqedonisë, Shkëndijes. Fitorja 5-0 e Shkëndijes në Shkup i kishte dhënë fund edhe diskutimit për kualifikimin por në fushë ishte komplet një tjetër gjë.
Skuadra uellsiane shënoj tre herë në fraksionin e parë të lojës duke e dominuar totalisht Shkëndijen. Në pjesën e dytë kuqezinjtë e Tetovës reaguan dhe të tregojnë një ritëm ndryshe porn ë fund janë sërish vendasit që shënojnë me Byrne por nuk u mjafton për kualifikimin.
Shkendija vazhdon më tej dhe tani pret kundërshtarin e radhës mes Torpedo Kutaisi dhe Sherif Tiraspol./Berati.TV
THE NEW SAINTS – SHKËNDIJA 4:0 (3:0)
Stadiumi: ‘Park Hall Stadium’ në Oswestry të Uellsit
Shikues: 756
Arbitër: Pavel Orel (Republika Çeke)
Arbitra anësorë: Petr Blazhej dhe Petr Caletka (Republika Çeke)
Delegat: Miroslav Ryszka (Poloni)
Golashënues: Ebbe 15’, Redmond 30’, Cabango 35’ dhe Byrne 90’+6 (The New Saints)
Kartona të verdhë: Routledge, Mullan, Harrison dhe Marriot (The New Saints), ndërsa Bejtullai dhe Musliu (Shkëndija)
Karton i kuq: /
THE NEW SAINTS: Harrison, Marriott, Holland (Byrne 88’), Cabango, Routledge, Redmond (Cieslewicz 83’), Hudson, Mullan, Ebbe (Draper 56’), Lewis, Edwards.
Trajner: Scott Ruscoe
SHKËNDIJA: Zahov, Wakili, Bejtullai, Alimi, Musliu, Shefiti (Ibraimi 46’), Zejnullai (Çeshmexhiev 88’), Junior, Emini, Adili, Todorovski (Radeski 46’).
Trajner: Qatip Osmani