Sezoni i sapombyllur bën që këtë vit ta zhvendos vëmendjen tek botërori, Rusi 2018 por kjo nuk ndryshon asgjë për klubet shqiptare. Ato me mbylljen e këtij sezoni duhet të bëjnë analizat e tyre dhe më pas të nisin puën për një sezon të rri, i cili këto klube do të kërkojnë të jetë edhe më i suksesshëm se ky që sapo kaloj.

Por ‘’Berati TV’’ me një analizë modeste ka bërë një renditje të 10 skuadrave shqiptare në këtë sezon të shpërnadara në katër kampionate të ndryshme. Kështu në këtë renditje do të jenë 5 skuadra nga kampionati shqiptar, 2 nga ai maqedonas dhe po aq nga ai i Kosovë ndërsa njëra vjen nga Italia. Sigurisht në tre kampionate ballkanike janë 3 skuadra shqipare kampione por edhe 8 skuadra që do jenë pjesë e kualifikueseve të Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligë.

Ndjekim renditjen më poshtë:

  1. KF Shkëndija e Tetovës

Skuadra kuqezi e Tetovës ka mbyllur një sezon fantastik dhe që ishte më i miri për ta në histori. Gjatë eleminatorëve të Europa Ligë ishte vetëm fati i keq që shorti e përballi me Milan, që ndoshta pengoj Shkëndijen të luante në grupet e Europa Ligë.

Por në vazhdim Shkëndija e ndërtuar nga presidenti Lazim Destani dhe drejtuar nga Qatip Osmani dominoi totalisht futbollin në Maedoni. Titullin kampion nuk e vendosi në asnjë moment në dyshim madje duke thyer rekorde pa fund.  Numrat janë të përsour 91 pikë në 36 ndeshje duke shënuar plot 101 gola dhe vetëm 27 të pësuar. Madje dhe titulli i golshënuesit të kampionatit është luajtur mes dy futbollistëve të saj ku Ibraimi e mbylli sezonin me 22 gola dhe kapiteni Hasani me 21.

Shpesh në Tetovë janë ankuar se kanë patur kundra jo vetëm federatën por edhe shtetin maqedon që favorizonte Vardarin dhe kjo është njëra nga arsye që e kemi renditur të parën këtë skuadër në renditjen tonë. Por këtë sezon distanca e vendin e dytë ishte 35 pikë, një rekord për kampionatet europiane.

  1. KF Skënderbeu Korçë

Ka dominuar këtë sezon kampionatin tonë dhe për herë të parë bën ‘’bis’’ duke fituar edhe kampionatin edhe kupën. Por sezoni fantastik i bardhekuqve të drejtuar nga tekniku Ilir Daja nisi me kualifikimin për herë të dytën në fazën e grupeve të Europa Ligë. Por këtë herë  arritja ishte edhe më e bukur pasi erdhi nga eleminatoret e Europa Ligë.

Rikthimi i titullit kampion në Korçë u duk shumë i thjesht ku edhe për shkak të gabimeve të rivalëve të saj, Skënderbeu e drejtoj këtë kampionat nga java e parë në të fundit duke zgjedhur vet se kur donte të humbiste. Po ashtu sulmuesi nga Gambia, Ali Soue i ardhur në huazim nga Kievo u shpall edhe golshënuesi më i mirë këtë sezon me 21 gola.

Në finalen e fituar në Elbasan ndaj Laçit, Skënderbeu fiton për herë të parë në histori Kupën e Shqipërisë dhe kështu 8 titujve të fituar në kampionat gjen edhe të parën kupë. Kjo bën që ky të jetë sezoni më frytdhënës për Skënderbeu që fitoj në KAS edhe titullin e hequr të sezonit 2015 – 2016. Por tashmë i vetmi problem është që sërish në KAS të marrë edhe një fitore të madhe anullimin e dënimit 10 vjeçar të dhënë nga UEFA.

  1. FC Drita Gjilan

Sezonin  e shkuar luftuan deri ne fund për mbijetesën ndërsa këtë sezon fituan titullin në Kosovë falë ndryshimeve të bëra në skuadër. Presidenti i skuadrës Valon Murseli ndërtoj një skuadër ndryshe me Bekim Isufin në stol dhe Jetmir Salihun si menaxherine  skuadrës , Drita tregoj një tjetër fytyrë duke rivalizuar që në fillim titullin.

Kampionati në Kosovë u luftua më shumë për kreun se në Shqipëri dhe Maqedoni dhe madje titulli u nda në javën e fundit ku falë një barazimi me rivalen e saj më të madhe, Prishtinën, Drita fitoj titullin e dytë në histori duke siguruar kështu pjesëmarrjen e parë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

  1. FK Kukësi

Duhet të mbronte titullin kampion por pas një sezoni të mirë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve ku vetëm një shtyllë ndau eleminimin e tyre dhe kjo solli ndryshime, si largimi i Gjokës dhe ardhja e Milinkoviç. Sezoni nuk nis në mënyrën e duhur dhe distanca me kreun po shtohej dhe jo vetëm me Skënderbeun. Kështu nga një skuadër që duhet të luftonte titullin u kthye në një skuadër me vetëm një objektiv Europën.

Për ta realizuar këtë presidenti Gjici ndryshoj në stafin e skuadrës duke afruar trajnerin austriak Pakult. Skuadra filloj të lëviz dhe gjatë 2018 tregoj një tjetër fytyrë. Arriti të siguroj vendin e dytë por pa mundur të dalë me një trofe dhe tashmë ka mbetur që trofeu të vij vetëm pas përfundimit të sezonit pasi një dënim i Skëndebeut dërgon Kukësin për të dytin sezon radhazi në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve.

  1. FC Prishtina

Nënkampione dhe fituese e Kupës së Kosovës, skuadra kryeqytetase ka investuar shumë duke afruar në skuadër edhe ish futbollist të Kombëtares. Pasi dështoj vitin e shkuar për të fituar titullin ndaj Trepça ’89 këtë vit nuk ia doli përballë Dritës. Madje në këtë sezon kishte Prishtina zgjodhi të drejtohej nga trajneri Mirel Josa por pa sukses.

Barazimi në ndeshjen e fundit luajtur në Pejë zgjidhi fatet e kampionatit por vetëm pak ditë më vonë Prishtina ia doli të fitoj Kupën me finale e fituar pas gjuajtjes së 11 metërshave (5-4) dhe ndeshjes së mbyllur në barazim ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

  1. FK Luftëtari Gjirokastër

Sezonin e shkuar e quajtën ‘’Hirushja e Kampionatit’’ pasi erdhi nga Kategoria e Parë dhe ia doli ti mbijetoj Superiores dhe madje për pjesën më të madhe të kampionatit ishte shumë afër Europës. Por atë që realizoj sezonin e shkuar e bëri këtë vit edhe falë Hasan Likës dhe skuadrës që dha futbollin më të bukur këtë sezon. U nis me një eksperimentin uruguajan në stol por më pas Luftëtari u shqiptarizua me ardhjen e Likës, i cili zgjoj edhe treshen Bregu – Rroca – Abazaj por edhe prurjen Shkurtaj. Kështu Luftëtari siguroj të parën pjesëmarrje në kupat europiane por nuk do të ketë nga sezoni i rid y diamantet e veta. Abazaj pasi u ble nga Skënderbeu bëri hapin e madh për të luajtur sezonin e ardhshëm në Belgjikë, tek Anderleht. Ndërsa Bregu do ta provoj Europën me Skënderbeun nëse nuk dënohet.

  1. FK Shkupi

Për herë të parë Liga Maqedonase do të ketë dy skuadra shqiptare nga katër skuadra që e përfaqësojnë në Europë. Pasi ia ka dalë të siguroj të siguroj këtë pjesëmarrje edhe Shkupi. Skuadra shkupjane ka bërë një fazë të dytë të mrekullueshme pas një të parë ku më shumë ishte në luftën e mbijetesës. Në të dytën trajneri Zekerija Ramadani që ka drejtuar skuadra shqiptare edhe në Shqipëri e Kosovë ia doli me skuadrën e shtëpisë së tij një sukses të tillë.

Ky është suksesi më i madh në histori edhe sidomos pas ndryshimit të emrit të skuadrës nga Sloga Jugomagnat në FK Shkupi dhe pjesëmarrjen e parë europiane.

  1. KF Laçi

Skuadra kurbinase ka përdorur një model të ngjashëm me atë në Gjirokastër një skuadër e re në moshë dhe në eksperiencë aq sa në fillim tekniku Nica nuk besoj te kjo skuadër. Më pas drejtimin e skuadrës e mori vlonjati Mezani dhe Laçi nisi të funksionoj duke e mbyllur këtë sezon i katërti që i jep mundësinë të luaj në Europa Ligë. Gjithashtu skuadra arriti edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë e humbur përballë Skënderbeut me një gol të ardhur nga një penallti e paqënë.

Por pjesë e këtij suksesi ishte edhe futbollisti beratas, Myrto Uzuni,  cili ka bërë një sezon fantastik me 10 gola në sezonin e parë të plotë në Kategorinë Superiore dhe bashkë me Selmanin, Qaqin apo Rexhinaldon janë emrat e planifikuar që Laçi të përfitoj të tjera të ardhura.

  1. KF Tirana

Pas sezonit të shkuar ku Tirana zbriti për herë të parë në Kategorinë e Parë, Tirana këtë vit ka patur një sezon interesant. Pasi fitorja e Kupës sezonin e shkuar u dha mundësinë bardhebluve të luanin në Europa Ligë dhe të fitonin Superkupën në finale ndaj Kukësit.

Por do të ishte sërish Kukësi që do eleminonte kryeqytetasit në ¼ e Kupës së Shqipërisë ku do të synonte të fitonin këtë trofe nga Kategoria e Parë. Ndërsa në grupin B të Kategorisë së Parë, Tirana e komandoj këtë grup duke siguruar ritkthimin në Kategorisë Superiore pavarsisht penalizimeve që morën me heqje piëksh.

Pikërisht në grup me Tiranën ishte edhe Tomori që e përfundoj i katërti sezonin në këtë grup ndërsa Tirana fitoj edhe Kupën e Kategorisë së Parë duke mundur në finale Kastriotin.

  1. ASD San Giorgio

Është skuadra e një komuniteti arbëreshësh në Siçili në vendin e quajtur Hora e Arbëreshëve, pranë Palermos. Skuadra luan kë kategoritë amatore të futbollit italian por në këtë sezon e kanë përfunduar të parët renditjen e Kategorisë së Dytë amatore dhe për herë të parë nga krijimi do të luajnë në Kategorinë e Parë Amatore.

Suksesi është festuar shumë në Horë pasi San Xhorxho nuk është vetëm një skuadër arbëreshe por ka edhe një grupim ultras që janë edhe simbolet e këtij qyteti që vazhdojnë të ruajnë lidhjen me atdheun e tyre.

Por edhe skuadra të tjera shqiptare vazhdojnë të luajnë në kampionate të ndryshme kanë bërë sezone të mira ku mund të përmendim Partizanin(Shqipëri) që në pritje të dënimit të Skënderbeut mund të rikthehet të luaj në Europë.

Liria e Prizrenit apo Llapi(Kosovë) por pse jo edhe Vëllaznimi i Gjakovës që tashmë financohet nga familja e Lorik Canës dhe pse zbriti një kategori më poshtë arriti deri në finalen e Kupës.

Renova(Maqedoni) skuadra e tretë shqiptare që merr pjesë në Ligën e Maqedonase dhe ka siguruar qëndrimin e sigurt në Superligë. Po ashtu Gostivari, Vëllaznimi, T&L Struga(e cila fitoj edhe Kupën e Pavarisë) bënë një paraqitje të mirë në Kategorinë e Parë por pa ia dalë të ngjiten një kategori më lart. Por nga sezoni i ardhshëm atyre do u bashkohet edhe Korabi që ka fituar gjithçka në Kategorinë e Dytë.

Ndërsa në Malin e Zi e vetmja skuadër shqiptare është Otranti i Ulqinit që ka bërë një sezon të qetë në Kategorinë e Parë./Berati.TV

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re